Kapet drogë shqiptare në Malin e Zi, 24 të arrestuar

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 08:39 | Kronikë
Kapet drogë shqiptare në Malin e Zi, 24 të arrestuar

24 persona ranë në pranga të policisë malazeze me akuzën e kontrabandës së marijuhanës që si pikënisje kishte Shqipërinë, dhe destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Mes të arrestuarve nuk ka ndonjë shtetas shqiptar, por policia po heton rastin për të verifikuar edhe lidhjet e tjera me prodhuesit e lëndës narkotike në vendin tonë.

Zonat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë siç janë Lumi Buna, Liqeni i Shkodrës, zona e Malësisë dhe ajo e Vermoshit konsiderohen si territoret më të përshtatshme për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi dhe Europës. Si provë materiale u konfiskua gjysmë toni marijuhanë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos