
Djali i të ndjerës Tina Turner është arrestuar për posedim të drogave. Lajmi është publikuar sot në revistën People, por 64-vjeçari Ike Turner Jr, u arrestua më 6 maj. Ai është akuzuar për posedim të kokainës dhe manipulim të provave, ndërkohë që vazhdon të mbahet në Teksas, sepse nuk e ka paguar garancinë prej 70 mijë dollarësh.
Ike Jr. u ndalua në një semafor për një fener makine që nuk funksiononte. Pas kontrollit iu gjet kokainë dhe metamfetaminë. Sipas oficerëve, ai u përpoq të gëlltiste drogën përpara se të kapej. 64-vjeçari ka qenë në burg që para vdekjes së nënës së tij, më 24 maj.
Sipas asaj që ai vetë deklaroi në vitin 2018 për Daily Mail, të dy nuk kishin folur për më shumë se një dekadë. Babai Ike kishte gjithashtu një histori të varësisë nga droga dhe ndërroi jetë në vitin 2007 nga një mbidozë në moshën 76-vjeçare. (A2 Televizion)