Kapet sasia rekord e heroinës në Rumani

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 08:20 | Bota
Kapet sasia rekord e heroinës në Rumani

Autoritetet ligjzbatuese në Rumani bëjnë me dije se një ngarkesë prej 1.4 tonësh lëndë narkotike e llojit heroinë u sekuestrua gjatë kontrolleve në portin e Kostancës, në Detin e Zi.

Lënda narkotike me vlerë shumë të mëdha ishte fshehur në kontenierë me materiale ndërtimi, dhe ishte nisur nga Irani. Destinacion i saj ishin disa vende të Europës.

Në operacionin për kapjen e kësaj sasie drogë u përfshinë policitë e 8 vendeve, të cilat e ndoqën ngarkesën me heroinë që prej nisjes së saj.

Dhjetëra rumunë janë arrestuar për drogën me vlerë 45 milionë euro, ndërkohë që po kërkohet dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=xnE2Udk9vk4&t=1s

A2 CNN Livestream

Latest Videos