
Portieri dhe kapiteni i Laçit, Gentian Selmani ka nisur një aventurë jashtë Shqipërisë, duke nënshkruar me klubin e kategorisë së dytë turke, Menemenspor.
Lajmi është dhënë nga vetë klubi turk në rrjetet sociale, ku është shfaqur edhe Selmani duke nënshkruar kontratën dhe duke pozuar me bluzën e skuadrës së tij të re.
21-vjeçari ka nënshkruar për dy sezone me skuadrën nga Izmiri, por nuk dihen detajet e transferimit. (A2 Televizion)