Kapja e 400 kg kokainë, policia dhe prokuroria japin detaje të operacionit

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 21:13 | Kronikë
Kapja e 400 kg kokainë, policia dhe prokuroria japin detaje të

Policia dhe Prokuroria e Kosovës dhe Shqipërisë, në një konferencë për shtyp të përbashkët, dhanë detaje të operacionit ku u sekuestruan 400 kg kokainë. 

Kryeprokurori dhe kryepolici i Kosovës saktësuan sasinë dhe destinacionin: “Policia e Kosovës më 3 maj përmes kanaleve zyrtare ka pranuar informacion se një dërgesë, përkatësisht kontejner është në një port italian dhe ka ardhur nga Brazili, me destinacion Kosovën dhe ka dyshime se mund të ketë të fshehur narkotikë të llojit kokainë. Gjatë komunikimit me autoritetet italiane është arritur pajtueshmëria që të realizohet një hetim dhe operacion i përbashkët nga porti italian, në portin e Durrësit dhe deri në destinacionin përfundimtar në territorin e Kosovës. Përgjatë tërë kohës së lëvizjes është bërë përcjellja e dërgesës si dhe personave të dyshuar, të implikuar në këtë rast. Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Kosovës kanë formuar një grup të përbashkët për hetimin e këtij rasti. Institucionet e tre shteteve kanë bashkëpunuar ngushtë. Ka pasur komunikim të rregullt mes institucioneve të tre vendeve. Ngarkesa ka mbërritur më 15 maj dhe gjatë kohës është mbikëqyrur nga policia e Kosovës. Sot rreth orës 11:00 të dyshuarit kanë filluar aktivitetin e tyre kriminal për të tërhequr sasinë e dyshuar të narkotikëve dhe policia ka ndërhyrë. Janë arrestuar personat e dyshuar dhe janë gjetur 400 kg kokainë. Janë bastisur edhe disa lokacione të tjera në kërkim të sasive të tjera të lëndëve narkotike. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ngarkesa ka ardhur nga Brazili, duke kaluar në disa shtete, përmes Kosovës dhe me destinacion disa shtete të tjera potencialisht të mundshme. Droga ishte e fshehur dhe e kamufluar në pako të ngjashme me lloje të ndryshme të mishit. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 7 persona, shtetas të Kosovës. janë konfiskuar rreth 400 kg kokainë, një armë si dhe lloje të ndryshme të automjeteve”.

https://a2news.com/2021/05/17/vija-e-kokaines-vetem-sasia-e-bllokuar-ne-tre-vitet-e-fundit-ne-shqiperi-shkon-ne-1-2-ton/

Më tej, pala shqiptare gjithashtu pranoi edhe shtrirjen e aksionit edhe në Shqipëri.

“SPAK ka qenë e përfshirë në hetimin e këtij rasti që në momentet e para që ka ardhur informacioni nga autoritetet e huaja me të cilat ne bashkëpunojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe jemi këtu sot me produktin që kemi arritur. Ka dy momente që duhen vlerësuar në këtë rast. Momenti i parë që organizatat apo grupet e strukturuara kriminale ushtrojnë aktivitetin në një territor shumë të gjerë, nga Brazili deri në Kosovë, duke kaluar në shumë territore dhe kjo tregon që kanë rritur shkallën e rrezikshmërisë së tyre. Por nga ana tjetër reagimi që bëjnë institucionet tona, duke filluar nga autoritetet e huaja shqiptare, të Kosovës, italiane tregon që nëse do jem itë gjithë bashkë, do koordinojmë me njëri-tjetrin pa diskutim që do jemi të suksesshëm dhe besoj që bllokimi i një sasie të tillë tregon që efektiviteti i strukturave tona ishte në lartësinë e duhur. Duhet ta kemi të qartë të gjithë që ne e kemi seriozisht dhe jemi të vendosur që deri në fund të luftojmë raste të tilla. Ky është një mesazh për të gjithë ata që mund t’iu shkojë mendja të merren me aktivitete të tilla kriminale. Dua të falënderoj të gjitha autoritetet që kanë bashkëpunuar për këtë hetim”, deklaroi kreu i SPAK, Arben Kraja.

https://a2news.com/2021/05/17/sekuestrohen-400-kg-kokaine-ne-kosove-kaluan-nga-porti-i-durresit/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

Operacioni i përbashkët u vlerësua nga pjesëmarrësit në këtë konferencë, të cilët shtuan se hetimet janë ende duke vijuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos