Karburanti në Bujqësi: Vetëm 4237 përfitues nga skema deri më sot

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 13:05 | Ekonomi
Karburanti në Bujqësi: Vetëm 4237 përfitues nga skema deri

Vetëm 21% e fermerëve që kanë aplikuar për të përfituar naftë pa akcizë kanë  arritur të fitojnë deri më tani. Pjesa tjetër, është në proces verifikimi rast pas rasti. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në total kanë aplikuar 20.561 fermerë në të gjithë vendin. Por kanë arritur të klasifikohen deri më tani 4,237 fermerë. Afati për aplikimin për të përfituar nga skema e naftës pa akcizë, që hyri në fuqi për herë të parë këtë vit zgjedhor është mbyllur më 31 mars. Ndërkohë që nuk ka afat se kur do të përfundojë shqyrtimi i të gjitha aplikimeve dhe shpallja e listës përfundimtare të fituesve.

Por për ekspertin e Bujqësisë, Ervin Resuli, skema ka tërhequr shumë më pak interes nga sa parashikonte qeveria.

Në varësi të numrit përfundimtar të përfituesve, Tarelli shprehet se do të vlerësohet edhe mundësia për të rihapur thirrjen. Por për ekspertin Resuli, që të jetë e leverdishme për fermerin, skema duhet të aplikohet si subvencion mbi prodhimin.

Përfitimi nga skema, përcaktohet sipas madhësisë së tokës dhe kulturës së mbjellë. Sipas listës së Ministrisë së Bujqësisë, përfitimi mesatar ka qenë rreth 178 litra për aplikues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos