Karim Benzema realizoi golin e parë në Arabinë Saudite. Futbollisti francez zhbllokoi rezultatin në ndeshjen kundër Al Riad dhe kaloi skuadrën e tij, Al Ittihad në avantazh.
Ish-futbollisti i Real Madrid shënoi në minutën e 17, duke e dërguar topin aty ku portieri kundërshtar nuk mund te arrinte dot.
Pas tij, skuadra mori zemër dhe realizoi 3 herë të tjera, ndërsa 90 minuta përfunduan me fitoren e pastër 4-0. Për yllin francez qarkulluan lajme se mund te largohej nga Arabia Saudite për shkak të tensioneve me trajnerin Santo, por duket se pas paraqitjes se djeshme, lojtari konfirmoi qëndrimin e tij tek Al Ittihad. (A2 Televizion)