
Karnavalet e Brazilit u mbyllën ashtu siç nisën, me atmosferë politike. Shkolla e Samba-s së Rio de Zhaneiros, “Mangueira”, e cila kishte në qendër të paradës së saj homazhe për aktivisten e vrarë Marielë Franco u shpall fituese e kompeticionit vjetor.
Flota dominohej nga shiriti më shkrimin: “Mariel e pranishme”, dhe mes skulpturave të arta dhe imazheve të fëmijëve, transportonte edhe motrën e aktivistes dhe disa miq të saj.
Mangueira është prej shkollave më të rëndësishme dhe tradicionale të Samba-s në Rio de Zhaneiro. Ajo u themelua në një favelë antike, pak metra larg Sambadromit.
Me paradën e saj, Mangueira theksoi gjithashtu rëndësinë e grave me ngjyrë, atyre indiane e të minoriteteve të tjera në historinë e Brazilit. (A2 Televizion)