Provokon Peniani, rimëkëmb zonën e hedhjes së raketave

Nga A2 CNN
6 Mars 2019, 15:44 | Bota
Provokon Peniani, rimëkëmb zonën e hedhjes së raketave

Vetëm pak ditë pas takimit të dështuar me presidentin amerikan Donald Trump, Koreja e Veriut nis punimet për rimëkëmbjen e një zone të hedhjes së raketave, të cilën ishte zotuar ta shkatërronte.

Këtë tregojnë imazhe satelitore të realizuara 2 ditë pasi bisedimet mes Kim Jong-un dhe Donald Trump në Hanoi, përfunduan pa marrëveshje.

Zona e Tongçang-Ri ishte përdorur për lëshimin e satelitëve në orbitë dhe testimin e teknologjive të lidhura me programin e raketave balistike ndërkontinentale.

Puna për shkatërrimin e saj nisi vitin e kaluar, por u ndërpre pas ngecjes së bisedimeve. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Korenë e Veriut se mund të përballet me sanksionet e tjera nëse nuk ndërmerr hapa për denukelarizimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos