
CIA nuk do të jetë më e detyruar të bëjë publike numrin viktimave civile te shkaktuara nga sulmet me dron.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka shfuqizuar një rregullore që kërkonte publikimin e këtyre të dhënave. Ishte paraardhësi i Trump, Barack Obama, i cili me një dekret të posaçëm i kërkoi CIA-s të publikonte çdo vit bilancin e sulmeve me dron kundër "shënjestrave terroriste" jashtë zonave të luftimit.
Vendimi i Trumpit prek vetëm ato sulme, të cilat kryhen nga CIA. Në vitin 2016 Shtëpia e Bardhë njoftoi se rreth 2 mijë vetë ishin vrarë në sulmet me dron, 116 prej të cilëve civilë.
Organizata Human Rights First kritikoi vendimin e Donald Trump. Mungesa e transparencës lidhur me këto operacione, sipas saj, përbën një hap të rrezikshëm prapa. (A2 Televizion)