Mesazhet e Kurtit nga Maqedonia e Veriut, “dialekti nuk u bë kufi shtetëror, alfabeti faktor bashkimi”

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2026, 10:31 | Aktualitet

Edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit, në Manastir, por nuk pati takime ne aktivitete me kryeministrin Rama.

Në ceremoninë ku morën pjesë përfaqësues të lartë institucionalë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, Kurti ka rikujtuar se Kongresi i Manastirit bashkoi rreth 50 delegatë me bindje të ndryshme fetare, politike dhe kulturore, të cilët, pavarësisht dallimeve, arritën të gjejnë një gjuhë të përbashkët për alfabetin shqip.

Duke e cilësuar këtë si një prej mësimeve më të rëndësishme të historisë shqiptare, Kurti ka theksuar se bashkimi nuk nënkupton domosdoshmërisht pajtimin për gjithçka.

“Dialekti nuk u bë kufi shtetëror, ndërsa alfabeti që për të tjerët ishte flamur përçarjeje, te ne u kthye e u bë tryezë bisedimi dhe faktor bashkimi. Feja nuk u bë kufi kombëtar”, ka thënë Kurti.

Duke folur për sfidat e kohës moderne, kryeministri është ndalur edhe te ndikimi i teknologjisë, robotikës dhe inteligjencës artificiale në zhvillimin e gjuhës shqipe.

Ai ka kërkuar angazhim më të madh institucional dhe akademik për pasurimin e terminologjisë shqipe dhe përshtatjen e fjalëve të reja që sjellin zhvillimet teknologjike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos