E ardhmja e KFOR në rrezik? Gjermania: Jemi në koordinim me SHBA

Nga Erjon Dervishi
23 Nëntor 2026, 10:41 | Aktualitet

E ardhmja e KFOR në rrezik? Gjermania: Jemi në koordinim me SHBA

E ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e paqartë, ndërsa Shtetet e Bashkuara po rishikojnë praninë e tyre ushtarake në Evropë. Gjermania konfirmon se është në koordinim të vazhdueshëm me Uashingtonin dhe aleatët e NATO-s për të ardhmen e misionit paqeruajtës, KFOR, por nuk sqaron nëse po diskutohet edhe reduktimi i trupave amerikane.

“Forcat amerikane luajnë rol të rëndësishëm në KFOR”, tha një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes për Radion Evropa e Lirë. I pyetur nëse me aleatët është diskutuar mundësia e reduktimit të kontingjentit amerikan në Kosovë, ai tha: “Qeveria gjermane është në koordinim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me NATO-n dhe aleatët e saj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, lidhur me të ardhmen e KFOR-it”.

Ai shtoi se hollësitë e planifikimit të misionit nuk mund të bëhen publike për arsye sigurie. Përgjigjja vjen pas konsultimeve të 17 nëntorit në Bruksel, ku aleatët e NATO-s diskutuan me zyrtarin e lartë të Pentagonit, Elbridge Colby, për të ardhmen e pranisë ushtarake amerikane në Evropë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos