Policia del me njoftim për vrasjen e Selami Hasanit, ngjarja në oborrin e banesës, i plagosur vëllai i viktimës

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2026, 10:25 | Kronikë

Policia del me njoftim për vrasjen e Selami Hasanit, ngjarja në

Policia e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e Selami Hasanit, ngjarje e ndodhur sot rreth orës 09:40 në oborrin e banesës në lagjen “1 Maji”.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri është plagosur edhe shtetasi J. Hasani, vëllai i viktimës. Ky i fundit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

A2CNN mëson se autorët kanë përdorur një fuoristradë tip "Volvo", ngjyrë të bardhë", gjatë kryerjes së krimit. Fill pas të shtënave me armë zjarri ata janë larguar nga vendngjarja. 

23 vite më parë i ndjeri Selami Hasani u dënua për vrasjen e një familjari të Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”. 

Selami Hasani ishte liruar nga bugu në vitin 2022, pasi kishte kryer dënimin. 

"Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve", thuhet në njoftimin e Policisë së Fierit. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos