Spilleja, ja destinacionet e aventurës që po "lenë kokën" turistët e huaj

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 14:06 | Kartolina e Shqipërisë

E vendosur në bregdetin e Adriatikut, në jug të qytetit të Kavajës, Spilleja është një nga destinacionet më të qeta dhe familjare të Shqipërisë. Vetëm 50 km larg nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe rreth 1 orë nga Tirana, kjo zonë bregdetare është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë pushime larg zhurmës dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën.

Spilleja, ja destinacionet e aventurës që po "lenë

Spilleja shtrihet përgjatë një bregu të gjatë me rërë të imët dhe të artë, e cila njihet për vetitë e saj natyrore dhe relaksuese. Plazhi i gjatë, me gjerësi të konsiderueshme dhe me thellësi të butë, është i përshtatshëm për familje me fëmijë, çifte dhe të moshuar. Mbi të gjitha, pylli i pishave që ndjek vijën bregdetare krijon një mikroklimë të shëndetshme dhe një ambient të freskët edhe gjatë ditëve më të nxehta të verës.

Spilleja, ja destinacionet e aventurës që po "lenë

Zona ofron gjithashtu një kombinim të rrallë mes natyrës së gjelbër, detit dhe agroturizmit në zhvillim me bujtina tradicionale, resorte familjare dhe restorante me kuzhinë vendase, ku mund të shijoni produkte të freskëta deti dhe gatime bio nga fermerët vendas.

Spilleja, ja destinacionet e aventurës që po "lenë

ALBATROS

Albatros Resort mund te gjeni vendin ideal ne Spille për t'u çlodhur dhe shijuar vijën bregdetare vetëm 50 metra larg plazhit. I themeluar në vitin 1996 si hoteli i parë në këtë zonë, Albatros Resort ofron një kombinim të rehatisë dhe shërbimit të shkëlqyer në një hapësirë 12 000 metra katrorë ku mund te gjeni: pishinë freskuese dhe dy restorante që shërbejnë ushqime të shijshme dhe për ata që e duan detin, bari ne zonën e plazhit dhe 100 çadrat janë perfekte për t'u çlodhur pranë bregut. Familjet mund të shijojnë këndin e lojërave me vogëlushët e tyre, ndërsa të gjithë mund të argëtohen me aktivitete të tilla si muzikë live, karaoke, vallëzim dhe filma në natyrë ku më shumë informacion mund të merrni në Instagram dhe Facebook. Rezervoni në Booking ose ne numrin e kontaktit +355 280 0060.

BLUMARE RESORT

Zbuloni parajsën bregdetare në Blumare Resort https://www.hotelblumare.com , një hotel modern buzë detit në plazhin e mrekullueshëm të Spilles. Vetëm pak minuta larg Tiranës dhe Aeroportit “Nënë Tereza”, resorti ofron dhoma komode me pamje mahnitëse nga deti, pishinë ku organizohen aktivitete të ndryshme argëtuese dhe relaksuese, si dhe shërbime All Inclusive që plotësojnë çdo dëshirë të pushuesve Me restorant cilësor, plazh privat dhe staf mikpritës, Blumare Resort kthen çdo ditë pushimi në një kujtim të paharrueshëm.

Ju ftojmë të provoni një eksperiencë unike duke rezervuar në Booking, ose ne numrin e kontaktit +355 69301 1112 Gjithashtu ju mund të arrini te ne edhe nëpërmjet adresës sonë të e-mial; [email protected].

Shfletoni përditësimet më të fundit në rrjetet tona sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos