Teuta i shkakton Apolonisë humbjen e parë dhe merr kreun e Superiores së vajzave

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2026, 21:54 | Futboll

Teuta i shkakton Apolonisë humbjen e parë dhe merr kreun e Superiores

Teuta fitoi 2-0 ndaj Apolonisë në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”, në javën e tetë të Superiores së vajzave.

Kapitenia Metalla dhe mesfushorja Amoniku shënuan nga një gol për durrsaket, duke u shkaktuar fierakeve humbjen e parë të sezonit, shkruan A2.

Me këtë fitore, Teuta ruan vendin e parë.

Të dyja skuadrat kanë nga 21 pikë, por durrsaket kanë golavarazh më të mirë, +63 kundrejt +41 të Apolonisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos