Keni dëgjuar për këto destinacione në Kolonjë? Do t'ju lenë pa frymë!

Nga A2 CNN
25 Qershor 2025, 18:39 | Kartolina e Shqipërisë

Mirë se vini në Kolonjë, një perlë e natyrës mbështjellë nga hijeshia malore, qetësia alpine dhe kultura e rrënjosur thellë në tabanin e kësaj krahine vendosur në këmbë të Gramozit.

E fshehur mes majave të larta dhe luginave mbresëlënëse, zemra e juglindjes ofron më shumë se thjesht një arratisje nga përditshmëria: Ofron frymëmarrje!

Keni dëgjuar për këto destinacione në Kolonjë? Do

Nëse po planifikoni një udhëtim të paharruar drejt natyrës së paprekur dhe mikpritjes së vërtetë, atëherë bëni gati çantën e aventurës për të shkuar 1,050 metra mbi nivelin e detit.

Për të mbërritur në destinacionet e preferuara, ftesa e arratisjes ju detyron të rrugëtoni mes Ersekës që është qyteti simbol i krahinës, livadheve alpine, pyjeve të dendur, vargmaleve të njëpasnjëshme dhe kurorës së pemëve që ofrojnë një freski që ndjehet në çdo frymëmarrje.

Keni dëgjuar për këto destinacione në Kolonjë? Do

Nëse nuk keni parë Pllajën e Kolonjës nuk keni parë asgjë.

Ky qilim i gjelbër përreth qytetit, krijon një kontrast mahnitës me majat e thepisura që e rrethojnë, duke e bërë Ersekën një peizazh të gjallë dhe autentik.

E gjithë kjo, e bën këtë zonë parajsë të ecjes në shtigjet e pashkelura, të kampingjeve verore, të ngjitjeve malore dhe eksplorimeve natyrore, veçanërisht në Parkun Natyror të Gërmenj-Shelegurit, një ndër ekosistemet më të ruajtura në Shqipëri.

Keni dëgjuar për këto destinacione në Kolonjë? Do

VINI RE! VINI RE! Gjatë muajve të verës, Kolonja bëhet një strehë ideale për ata që kërkojnë freski, natyrë të virgjër dhe shije të pastra lokale, që nga mjalti e çajrat e egër, deri te bulmeti bio dhe gatimet tradicionale që ruhen me përkushtim brez pas brezi.

Me rrugicat e pastra, shtëpitë karakteristike prej guri dhe një ndjesi të thellë komuniteti, Erseka të fton të ndalosh për pak... të ngadalësosh ritmin... dhe të ndjesh paqen që vetëm kjo zone mund ta ofrojë.

KULM RESORT

Për ata që duan të shkëputen nga zhurma e përditshme dhe të rrethohen nga magjia e tokës, Kulm Resort në Radanj të Kolonjës është destinacioni i duhur për t’u arratisur.

I vendosur mes majave të gjelbra ku takohen zhurma e pishave, liqenit dhe zogjve, Kulm ofron një eksperiencë unike akomodimi, ku komforti modern ndërthuret natyrshëm me qetësinë e malit dhe ajrin e pastër alpin.

Pamje panoramike, dhoma të dizajnuara me stil dhe ndjesi relaksi që e ndjen në çdo hap, këtu do të përjetoni atë që ne e quajmë: luks natyror.

Veç të tjerash, si askund tjetër, Kulm Resort është dhe mbetet hapësira më e madhe dhe më moderne e akomodimit në të gjithë rajonin juglindor të Shqipërisë.

Çdo moment këtu është një ftesë për t’u rilidhur me natyrën dhe veten, duke të bërë që të paktën të lini streset në punë dhe të shijoni aventurën.

Për të përjetuar këtë eksperiencë mund të rezervoni përmes Booking ose mund të kontaktoni në:+355 68 808 0082 ose dërgoni një e-mail në [email protected]. Përditësimet për aktivitetet tona mund ti ndiqni në Facebook dhe Instagram.

MEZINI RESORT

Resort Mezini është një destinacion pushimi ideal për ata që kërkojnë një eksperiencë relaksi përqafuar nga natyra. Kombinimi i rehatisë alpine dhe mikpritjes lokale çdo stinë e bën një zgjedhje të sigurt për familje, çiftet dhe aventurierët që vizitojnë Juglindjen e Shqipërisë. Pas adrenalines nga aktivitetete që ofron Mezini Resort: si kajak, ecje në natyrë, peshkim, ture me biciklet etj, qetësia dhe relaksi shijohet më tej në kabinat prej druri ku çdo dhomë ofron ballkon me pamje nga liqeni përballë, duke krijuaj një atmosfer perfekte për tu shijuar çdo moment. Ju mund të rezervoni në Booking ose ne +355 69 360 0220. Gjithashtu ju mund të arrini te ne edhe nëpërmjet adresës sonë të e-mial; [email protected]

Në rrjetet tona sociale, Instagram si dhe Facebook mund të shfletoni edhe përditësimet më të fundit.

MELESIN DISTILLERY

Distileria Melesin është themeluar në Leskovik, në një lartësi mbresëlënëse prej 900 metrash mbi nivelin e detit, mes maleve të Epirit. Leskoviku ka gëzuar një reputacion të njohur për verën dhe rakinë e tij, që daton që nga koha e Perandorisë Osmane ndaj për të gjithë ata që pëlqejnë të shijuarit e natyrës në çdo stine dhe që adhurojnë të degustojnë frytet e saj mund të rezervojnë në Booking ose kontaktoni në +355 68 800 7771. Ngrohtësinë dhe ndërthurjen e stilit modern me atë tradicional të zonës në gurë dhe dru mund ta ndiqni edhe nëpërmjet llogarive tona në Instagram, Facebook dhe TikTok. Për më shumë detaje dhe informacion ne ju mirëpresim edhe në adresën tonë të e-mail: [email protected] (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos