Legjenda e futbollit shqiptar, Sokol Kushta, analizoi Kombëtaren pas përfundimit të Nations League, ku kuqezinjtë fituan grupin e tyre në Ligën C.
Sipas Kushtës, trajneri Rolando Maran punoi për të arritur qëllimin e tij.
“Trajneri arriti objektivin që kishte. Ai nuk pyeti për formën, thjesht donte të arrinte objektivin e tij. Nuk u mor me rinovimin e Kombëtares, por mori disa lojtarë edhe pse ata nuk luanin me klubet e tyre dhe këtë e bëri për sigurinë e tij. Ishte një grup që duhej ta kalonim dhe Maran kaloi testin e tij të parë. Tani e ka rrugën fushë, mund të bëjë seleksionime, mund të bëjë rinovime dhe tani do shikojmë ne Kombëtaren e Maranit”, tha Kushta në studion e “Mega Sport” nga Altin Sulçe, në A2CNN.
Sipas tij, “tani do të nisë faza e rinovimit”.
“Një tjetër trajner mund të kishte nisur me rinovimin fillimisht, por Maran e nisi kështu”, theksoi Kushta. (A2 Televizion)