
Tenori i njohur Kastriot Tusha u shpall sot “Nderi i Qarkut Elbasan", në një ceremoni të organizuar enkas në teatrin Skampa.
Tusha mori titullin me motivacion "Për merita të veçanta dhe kontribut të shquar dhënë në fushën e artit lirik, në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, si studiues e promovues i këngës qytetare elbasanase, të Shqipërisë së Mesme dhe trevave të tjera shqiptare, duke interpretuar me kualitet të lartë profesional, si intelektual, përfaqësues i denjë i qarkut të Elbasanit".
Tenori nga Elbasani gjatë eventit prezantoi edhe librin e tij "Kënga popullore qytetare elbasanase". (A2 Televizion)