Kastrioti mposht Tomorin, mbetet në Superiore

Nga A2 CNN
30 Maj 2021, 17:54 | Futboll

Kastrioti mbështetet tek “ligji i më të fortit” dhe thyen ëndrrat e Tomorit për t’ u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar pas pothuajse një dekade.

Krutanët mposhtën beratasit me rezultatin 2-1, me golat e shënuar nga Xhuljo Mehmeti ne fund të pjesës së parë dhe me Ermir Rezin, që në minutën 69 i preu gjunjët miqve që po sulmonin për barazim, që u "ngushëlluan" me një gol në minutën e fundit shtesë nga Klinti Qato.

Vlen të theksohet se çasti që ndryshoi ndeshjen, madje edhe sezonin e ardhshëm e të dy ekipeve, ishte pikërisht minuta e fundit e pjesës së parë, ku beratasit ishin të pafat duke goditur një traversë, ndërkohë që u ndëshkuan vetëm disa sekonda më pas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos