Kate Winslet lëndohet gjatë xhirimeve në Kroaci

Nga A2 CNN
19 Shtator 2022, 16:50 | Showbiz

Kate Winslet u dërgua me urgjencë në spital pasi u lëndua në këmbë, në Kroaci, gjatë xhirimit të filmit biografik të fotoreporteres legjendare amerikane Lee Miller. Aktorja 46 vjeçare hollivudiane, ishte duke filmuar në fshatin Kupari kur u plagos në këmbë.

Fotot e marra nga shtypi kroat tregojnë aktoren duke mbërritur në Spitalin e Dubrovnikut me një fugon të zi, ndërsa shoqërohet nga disa persona.

Një përfaqësues i yllit të kinemasë tha për Mail Online: “Kate rrëshqiti dhe u dërgua në spital si masë paraprake e kërkuar nga produksioni. Ajo është mirë dhe do të kthehet në xhirime siç ishte planifikuar këtë javë”.

Në filmin me regji të Ellen Kuras, Kate Winslet luan fotografen Lee Miller, e cila ka punuar si korrespondent lufte për Vogue gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në kast, përkrah saj janë edhe Marion Cotillard, Jude Law, Andrea Riseborough dhe Josh O'Connor. Në një intervistë të fundit me Deadline, aktorja shpjegoi disa detaje të këtij filmi të ri: "Ky nuk është aspak një biografi. Të bësh një histori për të gjithë jetën e Lee, është një serial që vlen për HBO. Ajo që ne donim të bënim ishte të gjenim dekadën më interesante të jetës së saj, atë që përcaktoi se kush ishte dhe çfarë u bë falë asaj që kaloi. Ishte periudha 1938-1948, e cila e çoi atë të përjetonte luftën dhe ta përcaktonte atë më të rëndësishmin. Një histori që ne duam që njerëzit të dinë për Lee, më shumë se pjesët e tjera të jetës së tij."

Ndërkohë që filmi i Lee Miller nuk ka ende një datë publikimi, ne do të mund ta shohim përsëri Kate Winslet në ekranin e madh në dhjetor, në filmin e ri "Avatar", të titulluar "Avatar: Rruga drejt ujit", sërish me regji nga James Cameron. Në TV ajo luajti në mini-serialin e HBO-së "Murder in Easttown", një rol që i dha asaj një Emmy në vitin 2021. Gjatë një interviste pak më parë me podkastin e THR Awards Chatter, shtatë herë i nominuari për Oskar tha se gëzimi që ndjen gjatë aktrimit nuk është zvogëluar me kalimin e viteve: “E dua më shumë se kurrë dhe do ta dua sërish kur të jem 75 vjeç”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos