Pas Kastriotit edhe Apolonia siguroi matematikisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. Skuadra nga Fieri fitoi 2 me 1 në transfertë, në derbin ndaj Lushnjës me golat e Gjatës dhe Mihanës.
Pas ndeshjes, entuziazmi i futbollistëve të talentuar ishte legjitim, me ekipin që kthehet në Kategorinë Superiore pas pesë viteve.

Apolonia dhe Kastrioti do të zëvendësojnë Luftëtarin dhe Flamurtarin mes më të mirëve, ndërsa dilema e vetme lidhet me skuadrat që do të luajnë në ndeshjen play-out, për të plotësuar tablon për edicionin e ri. (A2 Televizion)