18-vjeçari që i shënoi Interit, 4 vjet më parë zbarkoi si emigrant në Siçili

Nga A2 CNN
5 Korrik 2020, 22:21 | Futboll

Interi mori një goditje të rëndë në ndeshjen e kësaj të diele, kur u mund në San Siro nga Bologna. Një humbje e cila mund të ketë nxjerrë zikaltrit jashtë garës për titull.

Heroi i Bologna-s në këtë takim ishte Musa Juwara, një sulmues i talentuar 18-vjeçar nga Gambia. Por ndërsa për shumë të rinj bëhet “luftë” mes klubesh për të siguruar kartonin e tyre, Juwara ka një histori krejtësisht tjetër.

I lindur në vitin 2001 në Gambia, ai kërkoi t’i largohej varfërisë kur katër vite më parë zbarkoi pa prindërit në brigjet e Siçilisë. Menjëherë, talenti i tij për futbollin u vërejt nga trajneri Vitantonio Summa, i Virtus Avigliano, i cili e bëri atë menjëherë pjesë të skuadrës, ndërsa u bë edhe prind kujdestar i tij.

https://a2news.com/2020/07/05/interi-e-ben-drame-permbyset-ne-san-siro-nga-bologna-me-te-kuq/

Musa Juwara kaloi më pas me të rinjtë e Chievo-s, më tej te Torino, para se të transferohej te Bologna, ku edhe pse vetëm 18 vjeç arriti të shënojë golin e tij të parë në Serie A, në fitoren 1-2 të Bologna-s në San Siro.

Mihajloviç beson shumë te ky talent, i cili edhe pse është vetëm 18 vjeç ka vuajtur shumë për të arritur deri në këtë pikë. (A2 Televizion)

Goli i shënuar nga Musa Juwara ndaj Interit

A2 CNN Livestream

Latest Videos