
Napoli mund 2-1 Romën, duke e arritur në vendin e pestë në tabelën e renditjes.
Callejon zhbllokoi sfidën në minutën e 55, por 5 minuta më vonë verdhekuqtë barazuan me një kundërsulm perfekt nga Mkhitaryan.
Ishte Insigne ai që i dha 3 pikët ekipit të drejtuar nga Gattuso, me një gol kryevepër në minutën e 82-të.
Roma, që tashmë është në krizë të plotë, mund të ngushëllohet me rikthimin në fushë pas 6 muajsh të Nicolo Zaniolo, i cili luajti 30 minutat e fundit të takimit. (A2 Televizion)