
Kombëtarja e Spanjës do të bëjë pa Sergio Roberton në kampionatin botëror të futbollit që pritet të nisë në muajin nëntor në Katar.
Mesfushori i Barcelonës pësoi një dëmtim të rëndë në shpatull në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Atletiko Bilbaos që do ta mbajë jashtë fushave të lojës të paktën për 6 javë.
Futbollisti do të mungojë në ndeshjet e Ligës dhe Champions League dhe ndoshta do të jetë në dispozicion të Xavi Hernández vetëm në fund të dhjetorit, kur është planifikuar derbi kundër Espanyol. (A2 Televizion)