Kategoria Superiore, Laçi përballë Tiranës për Europën, Kukësi pret Skënderbeun

Nga A2 CNN
24 Korrik 2020, 08:20 | Futboll
Kategoria Superiore, Laçi përballë Tiranës për

Luhen sot ndeshjet e parafundit të Kategorisë Superiore. Bardheblutë e Tiranës, tashmë kampion për të 25-ën herë në Shqipëri, luajnë përballë Laçit të vendit të tretë, skuadër e cila kërkon të sigurojë pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Kukësi përplaset me Skënderbeun, me korçarët që gjithashtu shpresojnë për vendin e tretë. Teuta do të luajë sfidën me Flamurtarin sikurse do të bëjë edhe Bylis me Luftëtarin, kundër dy skuadrave që mbyllin renditjen e tabelës.

Partizani-Vllaznia është sfida më e rëndësishme e javës së 35-të me shkodranët që kanë në distancë duelin e mbijetesës me skuadrën e Bylisit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos