Kategoria Superiore, luhet sot supersfida Partizani-Kukësi

Nga A2 CNN
7 Qershor 2020, 10:52 | Futboll
Kategoria Superiore, luhet sot supersfida Partizani-Kukësi

Partizani-Kukësi është ndeshja më e rëndësishme e javës së 28-të të Kategorisë Superiore. Takimi që do të luhet në kryeqytet cilësohet vendimtar për të dyja skuadrat.

Të kuqtë synojnë të hedhin pas shpine ecurinë negative me katër humbje me radhë dhe të largohen nga zona “play-out”.

Në anën tjetër, Kukësi synon të mbajë hapin e Tiranës kryesuese, duke shpresuar se do të ngushtojë diferencën prej 9 pikësh nga vendi i parë.

Bardheblutë luajnë në transfertë me Luftëtarin, ndërsa Bylis pret Teutën. Në takimet e tjera Laçi sfidon Vllazninë pa trajner dhe Skënderbeu luan në Vlorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos