
Në mesin e shtatorit Kukësi kërkoi shtyrjen e ndeshjes me Partizanin, prej dasmës së kapitenit Gjelbrim Taipi.
Tashmë klubi veri-lindor kërkoi sërish shtyrjen e ndeshjes së të shtunës, me arsyen që është tejet serioze.
Disa lojtarë shfaqën shenja të helmimit, duke ndikuar në stërvitjen e skuadrës, që nga fusha u detyrua të përgatitej në palestër.
Në këtë situatë, Kukësi kërkoi në federatë spostimin e ndeshjes me Erzenin për të hënën, e duke gjetur edhe mirëkuptimin e kundërshtarëve, do të zbresë në fushë 48 orë më vonë nga sa ishte parashikuar në kalendar. (A2 Televizion)