Asllani shpërthen në lot pas ndeshjes, shokët e ngushëllojnë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2022, 13:19 | Futboll

Kristjan Asllani luajti për herë të parë në karrierë në një stadium si “Camp Nou” dhe mesfushori shqiptar kishte një mundësi të artë për t’i dhënë Interit një fitore të madhe ndaj Barcelonës.

Por, emocionet e jashtëzakonshme bënë që 20-vjeçari të mos shënonte i vetëm përballë Ter Stegen, në sekondat e fundit të takimit.

Menjëherë pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, Asllani nuk mbajti dot lotët. Shokët e skuadrës shkuan menjëherë pranë tij për ta ngushëlluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos