
Teuta triumfoi 1-0 në duelin me Tiranën, të luajtur në kryeqytet dhe konfirmoi sezonin e dobët të kampionëve në fuqi.
Goli i Vilës fundosi bardheblutë, tek të cilët mungonte edhe trajneri Shehi prej infektimit nga Covid-19.
Rrjeta e pjesës së parë i dha durrsakëve tre pikë, me të cilat qëndrojnë në ndjekje të Vllaznisë, duke ndarë vendin e dytë në renditje me Laçin.
Kurbinasit nuk gabuan, duke mposhtur 1-0 Kastriotin, ndërsa Bylisi fitoi sfidën direkte të mbijetesës me Apoloninë, me golin e Anthony në minutat e fundit. (A2 Televizion)