
Katër persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.
Nga 2853 testet e bëra rezultuan pozitivë vetëm 23 persona, ndërsa u shëruan dhe 32 persona të tjerë.
Që nga nisja e pandemisë, numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut arrin 155.441, ndërsa ai i të vdekurve është 5.462. Aktualisht shënohen 451 raste aktive.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se varianti indian i koronavirusit është nën kontroll. (A2 Televizion)