Katundi i Vjetër, prej 3 ditësh nën pushtetin e zjarreve

Nga A2 CNN
17 Gusht 2021, 15:57 | Aktualitet
Katundi i Vjetër, prej 3 ditësh nën pushtetin e zjarreve

Masivi pyjor në zonën turistike të Katundit të Vjetër në Rubik, vijon të mbetet nën kërcënimin e flakëve, që herë pas here shtohen në varësi të forcës së erës.

Përveç rrezikut në zonat e banuara zjarri ka shkaktuar edhe panik tek banorët dhe turistë pasi tymi mbulon të gjithë zonën. Bajron Nikolli, operator turistik në zonë, shprehet se situata e krijuar e ka detyruat që t’i kthej mbrapsht turistët pasi në të tilla kushte mund të ishte e rrezikshme qëndrimi i turistëve në atë zone.

Banorët e zonës kërkojnë më shumë organizmin në operacionet e fikjes së vatrave. Sipas tyre edhe për shkak të temperaturave gjatë natës, vatrat dobësohen së tepërmi dhe nëse në mëngjes herët ndërhyhet me helikopter, ato mund të eliminohen plotësisht, pasi gjatë ditës era i përhap dhe i përforcon shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos