Kavajë-Durrës, aksidentohet trajleri, bllokohet lëvizja e automjeteve

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 18:32 | Kronikë

Një aksident që mund të kishte pasoja shumë të rënda ka ndodhur sot në aksin Kavajë-Durrës, ku një trajler është përmbysur duke bllokuar si rrjedhojë trafikun në aksin e rëndësishëm.

Si pasojë e tonazhit të rëndë dhe vështirësive për ta spostuar mjetin, Policia i bën apel qytetarëve të shmangin për momentin aksin rrugor, duke preferuar rrugë alternative, si ajo Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos