KED nis intervistat për Gjykatën Kushtetuese

Nga A2 CNN
7 Gusht 2019, 12:44 | Aktualitet
KED nis intervistat për Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) nisi intervistimet e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe atyre për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Pasi u shpall e hapur procedura e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes para KED doli prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. Për gati një orë kandidati për Gjykatën Kushtetuese iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të KED mbi Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe raportit të saj me Kushtetuesen, si edhe me risitë që synonte të sillte kandidati.

Në mbledhje u miratuan edhe ekspertët e gjuhës së huaj, të cilët do të intervistojnë kandidatët për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë në gjuhët e huaja të deklaruara prej tyre.

Intervistimet e kandidatëve të tjerë do të zhvillohen në mbledhjen e së premtes. Në këtë mbledhje pritet vendimmarrja e këshillit për mënyrën se si do të procedohet për një vakancë në ILD dhe dy vakanca në Kushtetuese. Ato u krijuan pas moslejimit të kandidimit të disa prej aplikantëve që nuk përmbushnin kriteret ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos