
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e tij të fundit skualifikoi 3 kandidatë të tjerë nga gara për një vend në Gjykatën Kushtetuese.
Pasi shqyrtoi dokumentacionin dhe kriteret e tjera të vendosura, KED vendosi të përjashtojë gjyqtarët Aldona Sylaj, Ardita Bunaj dhe Shaqir Hasanaj që kandidonin për Kushtetuesen.
Sipas KED, kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.
Mbledhja e sotme e KED u ndoq dhe nga Avokati i Popullit, përfaqësues të Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë. (A2 Televizion)