All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Thumana pas tërmetit, 1 vit nga tragjedia që shkaktoi 24 viktima dhe mijëra të pastrehë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 13:53 | Aktualitet
Thumana pas tërmetit, 1 vit nga tragjedia që shkaktoi 24 viktima dhe
All - Paragraf - 1

Filloi si ëndërr e keqe, por përfundoi në tragjedi. Pas mesnate, në orët e para të 26 nëntorit të një viti më parë, lëkundjet e tokës ishin shkatërrimtare për Thumanën. 24 banorë humbën jetën nën rrënoja pak pasi tërmeti i goditi në gjumë, qindra shtëpi u shkatërruan, familje të tëra mbetën të pastrehë.

Thumana e goditur nga tërmeti është kthyer në kantier ndërtimi. Banorët e mbetur pa shtëpi presin të kthehen në banesat e reja, për të vijuar jetën sërish në Thumanë. Ndërsa, për ata që kanë humbur të afërmit, jeta pas 26 nëntorit nuk është si më parë.

All - Paragraf - 3

Pak kilometra nga zona ku po rindërtohet qyteza e Thumanës, banorët e prekur nga tragjedia përkujtojnë famijlarët e tyre. 1 vit dhimbje, mall dhe plot pengje. Familje të gjymtuara, të tjera u shuan brenda pak sekondave, gjyshja që u gjet e përqafuar me mbesën, prindër që humbën fëmijët, ndërsa Hasanin tërmeti e mori në prag të 18-vjetorit, bashkë me familjen e tij. Nga familja Cara mbijetoi vetëm i ati.

Nga tërmeti, Servet Vata ka humbur djalin 7-vjeçar dhe nënën. As ai dhe as i ati nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e tragjedisë.

Por, përballë dukurive të tilla, njeriu është i pafuqishëm. Haxhi Kabilin e ndante vetëm një mur nga dhoma e vajzës 21-vjeçare, por tërmeti i ndau përgjithmonë.

All - Paragraf - 6

Pas tragjedisë, familjarët e viktimave të Thumanës janë vendosur në Tiranë, pranë banesave sociale në zonën e Shkozës. Ende nuk kanë një shtëpi të tyren, ndaj dhe një pjesë kërkojnë rikthimin në Thumanë.  

Në pranverën e ardhshme, 440 familje do të rikthehen në Thumanën e goditur nga tërmeti. Banorët do të sistemohen në apartamente dhe në shtëpi të cilat po ngrihen në këtë zonë. 17 hektarë do të jetë qyteza e re në këtë njësi administrative.

Me përfundimin e banesave, objektet e reja do t’i dorëzohen Bashkisë së Krujës, e cila do të bëjë ndarjen për banorët e prekur. Tërmeti i 26 nëntorit do të mbahet mend gjatë për fuqinë shkatërruese dhe 51 viktimat që shkaktoi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos