
Sali Berishës i intereson fitorja e kandidatit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Tiranës, për të ndryshuar jetën e qytetarëve. Në intervistën me Merita Hakjan, ai tha se Belind Këlliçi ka elektrizuar Tiranën me programin dhe premtimet e tij.
“Mua më intereson që Belind Këllici të marrë Tiranën dhe Tirana të ndryshojë. Fushata e kandidatëve do të jetë për qytetarin, ata nuk do të merren me politikë ata do merren me qytetarin politikën do të merrem vetë dhe kjo është një ndarje racionale dhe e ndershme. Çfarë po bëjnë dhe bëjnë këta kandidatë? . Belind Këlliçi ka elektrizuar Tiranën me programin. Kelliçi ka elektrizuar Tiranën me premtime tranporti falas, nënkalimi në sheshin Skënderbej. Ka premtuar përgjysmimin e taksës, heqjen e taksës së arsimit, rikthimin e ujit në çmimin që ka qenë. Nuk ka asnjë premtim jashtë interesave reale të qytetarëve të Tiranës”.
Ai akuzoi kryebashkiakun aktual për vjedhje dhe gënjeshtra me deklarata për mbjelljen e 1 milion pemëve.
“Nuk ka njeri që të thotë se Veliaj paraqiti një program, ka 8 vite. Veliaj pas 8 vitesh deklaroi se mbolli pemën e një miliontë, kompletoi gënjeshtrën e shekullit. Të marrësh para 5600 euro pishën me këto fiton dhjetëra milionë euro, duke hapur një gropë dhe thua që kam mbjellë 1 milion. 1 milion pemë kërkojnë sipërfaqe minimumi 600 hektarë dhe maksimumi 900 hektarë . Parku i madh i Tiranës ka gjithsej 32 mijë pemë të numëruara. 1 milion thotë ai 30-fish i Parkut të Tiranës. Është i shpërfytyruar totalisht nga vjedhja”. (A2 Televizion)