Këlliçi në Laprakë: Pas 12 ditësh skadon afati i vjedhjeve të Veliajt

Nga A2 CNN
2 Maj 2023, 16:50 | Politikë
Këlliçi në Laprakë: Pas 12 ditësh skadon afati i

Belind Këlliçi u tha banoreve të Laprakës se pas 12 ditësh skadon ai që e cilesoi, afati i korrupsionit të kryebashkiakut Veliaj. Kandidati i koalicionit ''Bashkë Fitojmë'' akuzoi Veliajn për diskriminim të kësaj njësie administrative.

Në qendër të Laprakës, Belind Këlliçi zhvilloi takime me banorë të kësaj zonës, të cilët paraqitën problematikat që ata hasin çdo ditë duke nisur nga mungesa e asfaltimit të rrugëve e deri tek institucionet arsimore.

Diskriminimi i periferive të Tiranës sipas Këlliçit është pjesë e asaj që ai e quan propaganda e ErionVeliajt.

Gjatë ecjes me banorët në lagjet e tyre, Këlliçi vuri në dukje dhe mungesën e pastrimit të koshave të plehrave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos