Këlliçi: Protesta e nesërme nuk ka të bëjë me Berishën, por me demokracinë e brendshme në PD

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 20:16 | Politikë
Këlliçi: Protesta e nesërme nuk ka të bëjë me

Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, deklaroi se “zoti Basha duhet të kuptojë që protesta e nesërme nuk ka të bëjë aspak me Sali Berishën, por me demokracinë e brendshme në PD”.

“Ka një muaj që zyra e kreut të PD-së është e uzurpuar nga një deputet, që nuk është më kryetar i partisë, në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor dhe të referendumit. Protesta e nesërme ka të bëjë me vullnetin e demokratëve për të çuar deri në fund vendimin e anëtarësisë së PD-së dhe delegatëve”, deklaroi Këlliçi.

“Kur një lider çmendet politikisht, i mbetet partisë dhe bazës që të bëjë rolin e përmbaruesit”, shtoi Këlliçi.

Ai shtoi se “protesta do të jetë masive” dhe se “anëtarësia do të zbatojë vullnetin e shumicës”, por nënvizoi se “nuk do të ketë episode dhune”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos