Këlliçi “rrëzon” Ilir Metën: PD është lokomotiva e opozitarizmit

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 22:50 | Politikë
Këlliçi “rrëzon” Ilir Metën: PD

Rikthimi i Ilir Metës në opozitës pas përfundimit të mandatit të Presidentit të Republikës mund të sjellë edhe një përplasje me Sali Berishën për drejtimin e saj, por Belind Këlliçi nuk është i këtij mendimi.

I ftuar në Intervistë me Merita Haklaj, Belind Këlliçi nga Komisioni i Rithemelimit u shpreh se nuk do të ketë asnjë përplasje pasi PD është lokomotiva e opozitarizmit, sipas tij.

“Kjo nuk ndodh. PD do të vijojë dhe është lokomotiva kryesore e opozitarizmit në Shqipëri. PD është partia më e madhe opozitare në vend. Kështu do të jetë gjithmonë për sa kohë ne do të jemi në opozitë. Primatin e ka PD në të bërit opozitë, është PD që e udhëheq lokomotivën e opozitës. Meta dhe kushdo tjetër, është i ftuar të bashkohet në shkurtimin e ditëve të kësaj qeverie”, tha Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos