Si bashkohen demokratët? Këlliçi: Basha ka ikur tashmë, nuk ka më justifikime

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 21:06 | Politikë
Si bashkohen demokratët? Këlliçi: Basha ka ikur tashmë,

“Basha është shkaktari i kësaj turbullire 7 mujore në PD. Për mua tashmë nuk ka më asnjë justifikim nga asnjë demokrat për të mos gjetur rrugën e bashkimit. Çdo demokrat duhet të kuptojë që kundërshtari ynë i vetëm është Edi Rama. Është shumë e rëndësishme që të fokusohemi tek të bërit opozitë, te beteja jonë kundër qeverisë”.

Kështu u shpreh Belind Këlliçi, nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, në “Intervistë me Merita Haklaj.

https://a2news.com/2022/04/15/me-vodhen-zyren-kellici-me-kane-sjelle-fjale-njerez-qe-mund-te-me-shantazhojne/

Më tej, Këlliçi u shpreh se në situatën aktuale ku ndodhet PD-ja të gjithë duhet të ngrihen mbi akuzat personale.

“Kam qenë i bindur që do të arrinim në këtë gjendje dhe do të kishte nevojë për të shëruar plagët. Unë e kam mbajtur betejën politike dhe sot e kam më të lehtë të dal ballëhapur me këdo. Unë kam pasur një qëndrim dhe ai ka prevaluar në Partinë Demokratike. Unë mendoj se duhet të ngrihemi mbi akuzat personale, mbi baltosjen. Kemi shumë gjëra që na bashkojnë. Në mënyrë kategorike nuk më bashkon me Bashën, por me çdo demokrat tjetër kam shumëçka që më bashkon”, tha Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos