Këlyshi i luanit në “Lamborghini”, policët francezë e quajnë “Putin”

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2018, 11:15 | Lifestyle

Policia e Parisit u njoftua se një këlysh luani ishte parë në një makinë luksoze. Policia reagoi menjëherë duke ushtruar kontroll në një makinë “Lamborghini”, ku zbuluanse shoferi në ato momente ishte duke bërë foto me kafshën.

Shoferi, një33-vjeçar fillimisht këmbënguli se ishte “vetëm një mace”, por gjithsesi u vu në pranga nga policia.

Policët i vendosën kafshës emrin e Presidentit rus, Putin. Luani i vogël është vetëm dy muajsh e gjysmë. Ai u dërgua më pas në një qendër të strehimit të kafshëve.

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/2027384374218798/

Muajin e kaluar, policia gjeti një tjetër këlysh luani në një apartament në periferi të Parisit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos