Këndi i suvenireve, një dhuratë nga pasuritë e fondit të Arkivit të Shtetit

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 14:04 | Aktualitet
Këndi i suvenireve, një dhuratë nga pasuritë e fondit

Një varëse argjendi apo e florinjtë me imazhin e deklaratës së pavarësisë apo një suvenir ku në miniaturë mund të shijojmë Kodikun e Beratit, mund të jetë një dhuratë për fundvit.

Gjithçka përmban arkivi vjen e personalizuar me idenë tuaj. Ardit Bido na prezanton këtë fundvit, pikërisht me këtë kënd të suvenireve në Arkivën e Shtetit.

Ndonëse ky kënd propozon disa ide, cilido dokument nga arkivi i shtetit mund të jetë në shërbim të qytetarëve. Në faqen e këtij institucioni tani e gjeni edhe këtë pasuri.

Ndaj le ta rrëfejmë historinë edhe si dhuratë përmes fondit të pasur të arkivit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos