Parashikimi i motit: 11 prill 2021

Nga A2 CNN
11 Prill 2021, 07:34 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 11 prill 2021

Të dielën do të vijojë mbizotërimi i motit të kthjellët në të gjithë vendin, i shoqëruar herë pas here me vranësira të dukshme në territor, por pa reshje.

Temperaturat do të shënojnë një tjetër rritje me 2-3 gradë në vlerat e mëngjesit dhe mesditës, të cilat do të variojnë nga 2 në mbi 20 gradë Celsius.

Era do të vijojë të fryjë e lehtë në tokë dhe det nga drejtimi jugor deri në mesdite kur era pritet të arrijë shpejtësi mesatare kryesisht në bregdet ku dallgëzimi do të mbetet deri 2 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos