
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu informoi nga sheshi “Skënderbej” ku inspektoi procesin e vaksinimit, se nga dita e hënë do të nisë vaksinimi i grupmoshës mbi 60 vjeç, që ka sëmundje kronike.
Gjithashtu, ministrja bëri me dije se që nga nisja e procesit të vaksinimit masiv në Shqipëri janë vaksinuar mbi 256 mijë persona.
"Tashmë kemi hyrë në grupmoshat mbi 65 vjeç, procesi ka vijuar që në mëngjes. Ne po ecim me ritme të shpejta falë edhe punës së ekipit të gjithë vaksinatorëve", tha Manastirliu.
Manastirliu ka bërë apel për të gjithë qytetarët +60 vjeç, të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit (A2 Televizion)