Këpucët “Pashion”, dalin në shitje takat e "konvertueshme"

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 20:41 | Lifestyle
Këpucët “Pashion”, dalin në shitje takat e

“Është modë praktike, ndaj quhet Pashion dhe jo fashion”. Pasioni i saj më i madh është të fuqizojë brezin e ri të femrave. Drejtuesja më e re, thotë se ka ditur të tërheqë vëmendjen. 

“Janë takat e para në botë të konvertueshme. Mjafton të heqësh takën e lartë dhe e konverton me një tjetër”, u shpreh Haley Pavone, drejtuese e firmës së këpucëve “Pashion”.

Është vetëm 23 vjeç, por di të drejtojë një biznes. Haley ka nisur t’i testojë takat e reja tek të sapo diplomuarat në Nevada.  “Shpresoj që t’i ndihmoj këto vajza për të hedhur një hap në karrierën e tyre”. Veshja për sukses mund të jetë e kushtueshme. Haley i jep studenteve një opsion që nuk kushton shumë. 

Me këto taka, së paku më të rejat, mund të jenë të frymëzuara dhe të motivuara.

“Si një kompani e themeluar nga një femër, ne jemi shumë të pasionuara për t’i dhënë botës femra të jashtëzakonshme, kështu mund t’i frymëzojmë dhe t’i mbështesim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos