Këputja e ashensorit në Krujë, arrestohet drejtuesi teknik i firmës

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 10:58 | Kronikë
Këputja e ashensorit në Krujë, arrestohet drejtuesi teknik i

Policia e Krujës ka vënë në pranga drejtuesin teknik të një firme në Krujë, në lidhje me ngjarjen e një dite më parë ku mbetën të plagosur 2 punonjës të kësaj firme pas këputjes së platformës së një ashensori.

Për këtë arsye, forcat e policisë kanë arrestuar shtetasi M.B. 48 vjeç, nën akuzën e shkeljeve të rregullave në punë.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Zim Zenel” të Krujës, mbetën të plagosur A. B., 52 vjeç dhe shtetasi turk Z. S., 50 vjeç, teksa ishin duke testuar ashensorin e një pallati.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos