All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kapet në Tiranë me kokainë, rezulton i kërkuar në Gjermani për vrasje

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 13:24 | Kronikë
Kapet në Tiranë me kokainë, rezulton i kërkuar në
All - Paragraf - 1

Një 34-vjeçar i arrestuar nga policia e Tiranës për lëndë narkotike, ka rezultuar i kërkuar nga autoritetet gjermane për vrasje në bashkëpunim.

Mbrëmjen e kaluar policia ndaloi një makinë, e cila drejtohej nga shtetasi A. M. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.

All - Paragraf - 3

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e ULM në Gjermani, për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.

Shtetasi A. M. Dyshohet se në vitin 2017, në qytetin e Ulm, Gjermani, është konfliktuar me shtetasin shqiptar  Xh. M., të cilin e ka qëlluar me sende të forta, duke i shkaktuar vdekjen. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos