
Juventusi rrezikon përjashtimin nga Federata Italiane e Futbollit, në rast se nuk tërhiqet nga projekti i Superligës së Europës.
Presidenti i Federatës, Gabriele Gravina, kërcënoi bardhezinjtë me masat që mund të merren kundër klubit.
“Nëse në momentin e regjistrimit në kampionatin e ardhshëm Juventusi do të jetë ende pjesë e Superligës, atëherë skuadra nuk do të mund të marrë pjesë në Serie A. Keqardhje për tifozët, por rregullat janë rregulla dhe vlejnë njësoj për të gjithë”, tha Gravina.
Një mesazh i qartë se klubi duhet të heqë dorë nga lufta me UEFA-n. (A2 Televizion)