Prej 4 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i ish-futbollistit anglez

Nga A2 CNN
9 Maj 2021, 22:06 | Futboll

James Dean, 35 vjeç, ish-futbollist në ligat e ulëta të futbollit anglez, prej 4 ditësh i zhdukur është gjetur i pajetë.

Ai ishte parë për herë të fundit në Oswaldtëistle afër Blackburn, ndërsa është gjetur i pajetë këtë të diel.

Daily Mail shkruan se trupi i pajetë ende nuk është identifikuar, por besohet se është ish-futbollisti. Policia bëri të ditur se është njoftuar edhe familja e 35-vjeçarit. Ndërkohë, shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.

Ai e filloi karrierën te skuadra e Great Harwood Town, në vitin 2007 u transferua te Bury, ndërsa në fund luajti për AFC Fylde. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos