Juventus-Milan 0-3, “Djalli” ndëshkon “Zonjën e vjetër”

Nga A2 CNN
9 Maj 2021, 22:40 | Futboll

Milani i ka dhënë një goditje të rëndë Juventusit në Allianz Stadium, teksa ka triumfuar me rezultatin e pastër 0-3.

Në pjesën e parë, e cila ishte thuajse e barabartë, vendosi një gol i shënuar nga Diaz. Në pjesën e dytë pritej një reagim nga Juventusi, por nuk ndodhi kështu. Skuadra e Pirlos ishte e pafuqishme të thyente mbrojtjen kuqezi në këtë sfidë.

Në anën tjetër, Milani realizoi edhe dy herë të tjera, me Rebic e më pas Tomori vulosi rezultatin në 0-3.

Me këtë fitore, Milani ka hedhur një hap të sigurt drejt rikthimit në Champions League, ndërsa Juventusi është tashmë 3 pikë prapa, duke e vënë seriozisht në diskutim zonën Champions. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos